Komuna e Skënderaj përmes një postimi në profilin e tyre në Facebook kanë njoftuar se kanë shqiptuar gjobë për tetë furra të bukës, pasi nuk kanë përmbushur disa kritere të kësaj veprimtarie, shkruan Gazeta Enigma.
“Në kuadër të aktiviteteve të përditshme të mbikëqyrjes së tregut dhe mbrojtjes së konsumatorit, Drejtoria e Inspekcionit u ka shqiptuar gjobë 8 furrave të bukës, me arsyetimin se nuk kanë përmbushur një varg kriterësh sa i përket veprimtarisë që zhvillojnë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Tutje ata deklaruar se këto furra nuk kanë vendosur peshën bukës dhe kanë dështuar edhe në disa veprime të tjera.
“Me këtë rast, pronarët e subjekteve nuk kanë qenë në gjendje të paraqesin para inspektorëve pëlqimin e plotësimit të kushteve minimale teknike, nuk kanë vendos deklaracion, nuk kanë vendos peshën e bukës, si dhe kanë dështuar të ndërmarrin disa veprime të tjera. Për këto arsye, subjektet janë dënuar me nga 400 euro”.
Nga kjo komunë tutje kanë njoftuar se janë në mbikëqyrje të zbatimit të ligjit dhe në mbrojtjen e konsumatorit.
“Komuna e Skenderajt është e përkushtuar në mbikëqyrje të zbatimit të legjislacionit dhe rregullave të përcaktuara, si dhe të mbrojë të drejtat e konsumatorëve, përkatësisht qytetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre./Gazeta Enigma/