Shpërthime të reja janë dëgjuar në portin jugor të Ukrainës, Odesa.
Autoritetet në qytetin strategjik në bregun e Detit të Zi nuk kanë konfirmuar ende raportet nga mediat lokale.
Odesa – ku jetojnë rreth një milion njerëz u godit nga raketat ruse të dielën në mëngjes, shkruan Sky News.
Një zyrtar ukrainas tha se ato raketa kishin goditur “infrastrukturën kritike” dhe nuk kishte viktima./Gazeta Enigma/