Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, përmes një postimi në profilin e saj në Facebook është sqaruar pas raportimeve se ajo e kishte goditur një të mitur me veturë.
Tutje ajo ka sqaruar se sot dy fëmijë në lagjen “Arbëria” të Prishtinës, ishin shfaqur papritur në rrugë, ku tha se njëri prej tyre ishte përplasur me veturën e saj.
“Me shqetësim menjëherë kam reaguar, duke i ofruar ndihmë fëmijës dhe kam lajmëruar Policinë të cilët janë marrë me gjithë evidencën e rastit”.
“Ndjehem më e lehtësuar, që pas ekzaminimeve mjekësore, fëmija nuk pësoi lëndime të rënda dhe është kthyer në shtëpi. Fëmijës i uroj shëndet e jetë të gjatë!”, ka shkruar Hajdari./Gazeta Enigma/