Tre persona të maskuar me armë automatike e kanë grabitur një bankë në Zubin Potok, ku kanë vjedhur mbi 90 mijë euro.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Branislav Radoviq.
Radoviq ka thënë se janë vjedhur 10 milionë dinarë (84 mijë e 915 euro) dhe 6 mijë euro.
Tutje, ai tha se veturën të cilën e kanë përdorë tre të maskuarit është me targa të Kosovës, nga qyteti i Mitrovicës.
Radoviq tha se vetura është larguar në drejtim të panjohur./Gazeta Enigma/