Biden është informuar për sulmin me armë në Brooklyn

Biden është informuar për sulmin me armë në Brooklyn

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, është informuar për sulmin me të shtëna armësh në Brooklyn, ku mbetën të plagosur të paktën 13 persona.

Zëdhënësja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, ka bërë të ditur se Biden është duke u informuar për situatën në Nju Jork, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

“Presidenti Biden është informuar për zhvillimet më të fundit në lidhje me të shtënat në metro të qytetit të Nju Jorkut. Stafi i lartë i Shtëpisë së Bardhë është në kontakt me kryebashkiakun Adams dhe komisionerin e policisë Sewell, për të ofruar çdo ndihmë sipas nevojës,” ka shkruar Psaki në Twitter.

/ Gazeta Enigma.

Related Articles