Kur do të fillojë aplikimi i punëtorëve në sektorin privat dhe studentëve për 100 eurot?

Kur do të fillojë aplikimi i punëtorëve në sektorin privat dhe studentëve për 100 eurot?

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka treguar se punëtorët e sektorit privat dhe studentët do të duhet të presion më shumë se sa pensionerët dhe punëtorët e sektorit publik për të marrë 100 eurot shtesë prej qeverisë.

Murati tha se qeveria nuk i ka llogaritë bankare të punëtorëve në sektorin privat dhe të studentëve në mënyrë që të ekzekutojë menjëherë pagesat, andaj do të duhet të aplikojnë. Aplikimi do të bëhet përmes ATK-së për punëtorët privat, ndërsa për studentët ende nuk është vendosur nëse do të aplikojnë po aty në ATK, apo përmes portalit E-Kosova.

“Për punëtorët e sektorit privat dhe studentët, pra fillimisht duhet t’i kemi gjirollogaritë bankare. Si të i shpërndajmë? Nuk është se i kemi të dhënat e llogaritë e studentëve e punëtorëve të sektorit privat. Do të duhet të mbushin një formular për aplikim”, tha ai.

“Sa i përket të punësuarve në sektorin privat do të shkojmë përmes ATK-së. Ka ndodh edhe në të kaluarën. Sa i përket studentëve duhet të shohim a mund të shkojmë përmes portalit E-Kosova apo ATK-së. Besoj se do të jetë përmes portalit E-Kosova pasi aty janë të dhënat”, përfundoi ai.

Murati shtoi se ata që kanë rrogën mbi 1000 euro nuk do të përfitojnë nga kjo masë e qeverisë.

“Do të përfitojnë vetëm ata që e kanë rrogën nën 1000 euro”

Related Articles