Emocionet e Kupës së Kosovës do të rikthehen sot me ndeshjet kthyese gjysmëfinaliste mes Llapit – Prishtinës dhe Ramiz Sadikut – Drita.
Drita është me një këmbë në finale pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Ramiz Sadikut.
Në bazë të cilësisë, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiut pritet të kalojë me lehtësi në finale.
Vëmendja do të jetë në Podujevë, Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.
Llapit i duhet një fitore me rezultat 1-0 pasi falë golit mysafir të shënuar në “Fadil Vokrri” mund ta prek finalen e Kupës së Kosovës.
Të dy takimet luhen nga ora 14:00./GAZETA ENIGMA/