Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema , kërkoi fanellën e Reece James pas fitores së tyre dramatike në Ligën e Kampionëve kundër Chelseat.
Mbrojtësi 22-vjeçar ishte ndër lojtarët më të mirë të “Bluve” në Bernabeu të martën mbrëma.
Pavarësisht se mori një karton të verdhë pas vetëm 10 minutash, produkti i akademisë bëri performancë të mirë duke u shkaktuar probleme sulmuesve të Los Blancos.
Në fakt, dyshja e Madridit, Vinicius Jr. dhe Ferland Mendy tentuan katër driblime kundër anglezit James në pjesën e parë, por ata nuk arritën të regjistronin një të vetme.
Ai shpëtoi skuadrën e Thomas Tuchel në disa raste. Ai e largoi topin nga Benzema, i cili dukej i destinuar për të shënuar, dhe rrezikoi të jepte një penallti – dhe një karton të kuq të mundshëm, për të shpëtuar skuadrën e tij nga pësimi.
Ishte një paraqitje e shkëlqyer dhe një nga lojtarët më të mirë në botë vlerësoi përpjekjet e tij. Pas fishkëllimës së fundit të gjyqtarit, Benzema i kërkoi anglezit fanellën e tij, në shenjë respekti, njoftojnë mediat spanjolle.
Pamjet e momentit mund t’i shikoni mëposhtë.