Sot përcaktohen dy finalistët e Kupës, vëmendja në ndeshjen Llapi – Prishtina

Sot përcaktohen dy finalistët e Kupës, vëmendja në ndeshjen Llapi – Prishtina

Emocionet e Kupës së Kosovës do të rikthehen sot me ndeshjet kthyese gjysmëfinaliste mes Llapit – Prishtinës dhe Ramiz Sadikut – Drita.

Drita është me një këmbë në finale pas fitores me rezultat 3-0 ndaj Ramiz Sadikut.

Në bazë të cilësisë, skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiut pritet të kalojë me lehtësi në finale.

Vëmendja do të jetë në Podujevë, Prishtina ka triumfuar në ndeshjen e parë me rezultat 2-1.

Llapit i duhet një fitore me rezultat 1-0 pasi falë golit mysafir të shënuar në “Fadil Vokrri” mund ta prek finalen e Kupës së Kosovës.

Të dy takimet luhen nga ora 14:00./GAZETA ENIGMA/

Related Articles