Buffon: Juventus nuk bëri gabim që nuk ia vazhdoi kontratën Dybalas

Buffon: Juventus nuk bëri gabim që nuk ia vazhdoi kontratën Dybalas

Legjenda e Juventusit, Gianluigi Buffon në një intervistë për gazetën italiane La Stampa ka folur edhe për situatën e Dybalas i cili do të largohet si futbollist i lirë në fund të sezonit.

Menaxhmenti i Juventusit vendosi që mos t’ia rinovojë kontratën zëvendës kapitenit, Paulo Dybalas që i skadon në qershor të këtij viti, pasi argjentinasi nuk është më në qendër të projektit.

Bianconerët e kanë vendosur në qendër të projektit sulmuesin serb Dusan Vlahovic që iu bashkua nga Fiorentina në afatin kalimtar të janarit.

Buffon ka thënë se nuk e priste një largim të Dybals nga Juventusi, por ai ka thënë se bianconerët nuk bërën gabim që nuk ia rinovuan kontratën argjentinasit, shkruan Gazeta Enigma.

“Nuk e prisja që Dybala të largohej nga Juve.  Klubi, megjithatë, ishte i sinqertë, duke shpjeguar drejtpërdrejt se nuk ishte më funksional për projektin. Ata nuk e rinovuan kontratën e tij jo sepse e konsiderojnë të dobët: ai do të gjejë hapësirë ​​për të bërë gjëra të mëdha diku tjetër, por kjo nuk do të thotë se Juve bëri gabim”, ka thënë Buffon.

Related Articles