Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj policëve në veri, thotë se kishte qëllim frikësimin e zyrtarëve dhe qytetarëve

Sveçla e quan akt terrorist sulmin ndaj policëve në veri, thotë se kishte qëllim frikësimin e zyrtarëve dhe qytetarëve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka reaguar për sulmin ndaj policisë, derisa sipas tij zyrtyarët policorë janë sulmuar derisa po shkonin për të realizuar ndërrimin.

Përmes një konference për media, Sveçla tha se ky sulm ka ndodhur me granatë dore Ak-47, me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë dhe qytetarëve.

“Në vëri rreth orës 7 e 20 ka ndodh një sulm ndaj Policisë së Kosovës të cilët kanë qenë duke shkuar për të realizuar ndërrrimin në pikat kufitare. Ky sulm tashmë i faktuar me granatë dore dhe AK47 si një akt terrorist është bërë me qëllim të zyrtarëve policorë dhe gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Sveçla ndër të tjera bëri të ditur se gjatë ditëve të fundit kanë ndodhur katër sulme.

“Grupe të ndryshme në tri ditët e fundit kanë realizuar katër sulme në atë zonë. Sulmi parë ka ndodh, apo tentim sulmi duke vendos iriqa metalik në rrugën nacionale, në kohë përafërsisht të njëtë me sulmin e sotëm, që të pamundësojnë punën e Policisë së Kosovës”.

“Sulmi i dytë ka ndodh me gurë. Sulmi i tretë ka ndodh mbramë, ku është gjuajtur me armë zjarri dhe sot siç thash edhe më herët drejtpërdrejt janë godit dy veturat që transportonin zyrtarët policorë”, ka deklaruar Sveçla.

Related Articles