Kampionati Botëror “Katar 2022” do të mbahet nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.
Megjithatë, disa prej yjeve të mëdhenj të futbollit nuk do t’i shohim në Botërorin e këtij viti.
“Transfermarkt” ka përpiluar një formacion me futbollistët që kanë mbetur jashtë Botërorit, duke ia publikuar edhe vlerën e tyre.
Sulmuesi norvegjez, Erling Haaland, është futbollisti më i shtrenjtë nga ky formacion.
21-vjeçari në treg vlerësohet me 150 milionë euro.
Vlera totale e këtij formacioni kap shifrën e 754 milionë eurove.