Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefja e UNMIK-ut, Caroline Ziadeh, ka dënuar ashpër sulmet kundër policisë së Kosovës në ditët e fundit, duke bërë thirrje që autorët të mbajnë përgjegjësi.
“Sundimi i ligjit është themelor për paqen dhe sigurinë. Ne u bëjmë thirrje të gjithëve të ushtrojnë vetëpërmbajtje dhe të shmangin çdo përshkallëzim të mëtejshëm”, u shpreh Ziadeh.
Sulmin e kanë dënuar edhe ambasada e ShBA-së në Prishtinë, si dhe Zyra e BE-së në Prishtinë.