23 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

23 raste pozitive me COVID-19 në 24 orët e fundit

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se nga 1.344 testime, 23 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19, raporton Gazeta “Enigma”.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 77 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Deri më sot janë dhënë 100.902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 224.242.

Në total numri i rasteve aktive është 481. / Gazeta Enigma.

Related Articles