Profesori i ekonomisë Muhamet Mustafa është tha se paga minimale prej 250 euro nuk i mbulon as për së afërmi shpenzimet bazë të shportës së qytetarëve.
Mustafa u shpreh se në Kosovë fatbardhësisht qytetarët nuk e kanë vetëm një burim të të ardhurave.
“Po të ishte vetëm një pagë edhe kjo pagë t’i përgjigjet shportës së qytetarit do të ishte e pamundur, sepse me 250 euro ose 170 sa ka qenë paga bazë para kësaj të fundit është e pa mundur që të mbulohen shpenzimet e qytetarëve, prandaj në këtë situatë është dashur që të ndihmohen familjet të cilat kanë vetëm një burim të pagës” u shpreh ai në Tëvë1.
Tutje ai tha se “100 milionët e qeverisë është dashur që të shpërndahen te personat të cilët e kanë vetëm një burim të të ardhurave apo tek personat të cilët nuk kanë fare të ardhura dhe gjysma tjetër e këtyre parave të shpërndahet te sfera të tjera siç është shëndetësia sepse konsideroj që është më urgjente”.