Policia jep detajet e fundit nga operacioni antidroge në Mitrovicë

Policia jep detajet e fundit nga operacioni antidroge në Mitrovicë

Policia e Kosovës është duke zhvilluar një operacion antidroge në Mitrovicën e Jugut, raporton Gazeta “Enigma”.

Në këtë operacion Policia ka arrestuar katër persona.

Në mesin e të arrestuarve ka edhe shtetas të Shqipërisë si dhe dyshohet se droga erdhi nga Shqipëria.

Zhvillimin e këtij aksioni për “Enigmën” e ka konfirmuar Zyra për Informim e Policisë.

“Policia e Kosovës, në vazhdën e parandalimit dhe luftimit të veprave penale në përgjithësi e në veçanti ndaj narkotikëve, është duke zhvilluar një operacion policor. Për detaje dhe informacione shtesë lidhur me këtë operacion policor i cili është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me prokurorinë kompetente, do të njoftoheni pas përfundimit të operacionit policor”, thuhet në përgjigjen e tyre. / Gazeta Enigma.

Related Articles