Ballkani dhe Llapi me sulmin më efikas në Superligë, Gjilani i treti

Ballkani dhe Llapi me sulmin më efikas në Superligë, Gjilani i treti

Kanë mbetur edhe shtatë xhiro deri në përfundim të edicionit 2021/2022 në Superligën e Kosovës në futboll.

Klubi Futbollistik “Ballkani” është duke e kryesuar tabelën me 63 pikë të mbledhura duke e lënë pas skuadrën e Gjilanit e cila ka tetë pikë më pak, dhe kësisoj skuadra nga Suhareka është në rrugën e duhur për t’u shpallur kampion për herë të parë në histori të klubit, shkruan Gazeta Enigma.

Gjatë këtij sezonit edhe sulmet e skuadrave kanë qenë mjaftë efikase duke deri më tani janë realizuar gjithsejtë 356 gola në 29 xhirona të luajtura.

Topin më së shpeshti në rrjetë e kanë dërguar skuadra lidere Ballkani dhe ekipi i drejtuar nga Tahir Batatina, Llapi. Të dy ekipet kanë realizuar nga 47 gola deri më tani. Por, kujtojmë që Ballkani e ka të fituar një ndeshje me rezultat zyrtar kundër Gjilanit, 0-3.

Ekipi i SC Gjilanit renditet në vendin e tretë sa i përket efikasitetit, ku “kuqebardhët” deri më tani kanë realizuar 45 gola. Një gol më pak e kanë realizuar rivalët lokal të Gjilanit, Drita.

Skuadra e cila më së paku ka shënuar këtë sezon është ajo nga Drenasi, Feronikeli. “Tigrat e Zi” kanë realizuar vetëm 12 gola.

Më poshtë Gazeta Enigma ua sjellë renditjen tabelare të ekipeve me sulmin më të mirë:

  1. Ballkani – 47 gola të shënuar
  2. Llapi – 47 gola të shënuar
  3. Gjilani – 45 gola të shënuar
  4. Drita – 44 gola të shënuar
  5. Drenica – 39 gola të shënuar
  6. Prishtina – 36 gola të shënuar
  7. Malisheva – 35 gola të shënuar
  8. Ulpiana – 26 gola të shënuar
  9. Dukagjini – 25 gola të shënuar
  10. Feronikeli – 12 gola të shënuar

/GAZETA ENIGMA/

Related Articles