Policia e Kosovës ka njoftuar se është arrestuar një i dyshuar, shtetas i Serbisë, për shkak se i njëjti i ka ofruar ryshfet policëve me qëllim që ata të mos ia shqiptonin gjobën për kundërvajtje, raporton Gazeta “Enigma”.
I njëjti kishte tejkaluar shpejtësinë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin. Policia njofton përmes raportit se me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Serbisë, për shkak se njësitit policor iu kishte ofruar ryshfet me qëllim që ata të mos ja shqiptonin gjobën për kundërvajtje, tejkalim të shpejtësisë që e kishte bërë derisa kishte qenë duke e drejtuar automjetin . Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raport. /Gazeta Enigma.