Zyrtarët e BE-së paralajmëruan nevojën e një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, thonë se kërkohet kompromis

Zyrtarët e BE-së paralajmëruan nevojën e një marrëveshje përfundimtare për çështjen e targave, thonë se kërkohet kompromis

Zyrtarët evropian paralajmëruan nevojën e arritjes së një marrëveshje në prag të afatit për gjetën e një zgjidhje përfundimtare për target e automjeteve nga Kosova dhe Serbia.

“Ne vazhdojmë t’ua kujtojmë se është urgjente të gjendet një gjuhë e përbashkët. Kjo do të kërkojë fleksibilitet politik dhe kompromis. Nuk mund të presim sepse disa nga çështjet kërkojnë veprim urgjent nga ana jonë”, tha Elsa Fenet, shefe e divizionit të Ballkanit Perëndimor në Shërbimin Evropian të Veprimit të Jashtëm.

Kosovës dhe Serbisë sot, më 21 prill, u skadon afati për të arritur një marrëveshje përfundimtare lidhur me targat e veturave serbe dhe atyre kosovare që hyjnë dhe dalin nga kufijtë e dy shteteve.

Ndërsa, përfaqësuesi i posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, sot do të takohet ndaras me kryenegociatorët nga Prishtina dhe Beogradi, Besnik Bislimin dhe Petar Petkoviqin, në një përpjekje përfundimtare për të arritur një marrëveshje për targat.

Lajçak do të takohet ndaras me bashkëbiseduesit e tij nga Prishtina dhe Beogradi. Nëse do të ketë një takim trilateral, pra një takim ku të tre do të jenë bashkë, kjo do të ishte një tregues se palët po i përafrojnë qëndrimet e tyre dhe se arritja e një marrëveshjeje për këtë çështje është e mundur

Më 20 prill, Lajçak porositi se u takon kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë që të arrijnë “një marrëveshje për të lëvizur përpara” sa i përket çështjes së targave, kur të takohen më 21 prill.

“Me punën e tyre, ata kanë përgatitur diskutimet e kryenegociatorëve, që do të mbahen nesër. Tani, u takon kryenegociatorëve që të arrijnë një marrëveshje për të lëvizur përpara”, shkroi Lajçak në Tëitter.

Të enjten (21 prill) pritet të mbahet një takim i kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq. Takimi i praparë për të enjten në Bruksel, pritet të mbahet rreth orës 13:00.

Ndërkaq, një ditë para skadimit të afatit, Mirosllav Lajçak, ka qëndruar në Beograd, ku është takuar me presidentin serb, Aleksandar Vuçiq.

Lajçak nga Beogradi porositi se BE-ja pret që palët t’i zbatojnë të gjitha marrëveshjet e arritura në dialog.

Deri më tash, palët nuk kanë dhënë sinjale – të paktën jo publikisht – se janë afër një marrëveshjeje të përhershme për targat.

Related Articles