Për herë të parë që nga fillimi i pandemisë, në Klinikën Infektive në Qendrën Klinike, Universitare të Kosovës nuk është duke u trajtuar asnjë pacientë me COVID.
Këtë e bëri të ditur ShSHK-ja përmes një njoftimi në Facebook.
Pasi që nuk ka të hospitalizuar pacientë me COVID, Klinika Infektive ka filluar të ofrojë shërbime për qytetarët me sëmundje të tjera ngjitëse.
Ndërkaq në Spitalin e Gjakovës është i shtrirë 1 pacient i konfirmuar me COVID.