Superliga e Kosovës në futboll nuk humbet kohë dhe kësisoj rikthehet në mesjavë më ndeshjet e xhiros së 31-të.
Në kuadër të kësaj jave spikasin shumë ndeshje interesante, ku kryendeshja do të luhet në Suharekë mes Ballkanit dhe Dritës, shkruan Gazeta Enigma.
Interesant pritet të jetë edhe në Gjilan ku skuadra e Gjilanit synon që t’i rikthehet rezultateve pozitive ndaj Prishtinës.
Malisheva e pret Llapin, Dukagjini luan në shtëpi me Feronikeli, Ulpiana viziton Drenicën për “trenin e fundit”.
Çiftet e plota:
Gjilani – Prishtina
Drenica – Ulpiana
Dukagjini – Feronikeli
Ballkani – Drita
Malisheva – Llapi
/GAZETA ENIGMA/