Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka uruar presidentin e Francës, Emanuel Macron, në rizgjedhjen e tij si president.
“Urime për Emanuel Macron në rizgjedhjen e tij. Është një fitore e shpresës mbi frikën dhe një shans i ri për Francën për të ndihmuar në bashkimin e Evropës në paqe, demokraci dhe solidaritet”, ka shkruar Kurti në Twitter.
“Mezi pres të vazhdojmë bashkëpunimin tonë dhe të promovojmë vlerat tona të përbashkëta”, shtoi i pari i qeverisë./Gazeta Enigma/
Congratulations to @EmmanuelMacron on his re-election. It’s a victory of hope over fear and a new chance for France to help unite Europe in peace, democracy and solidarity.
Looking forward to continue our cooperation & promote our common values.— Albin Kurti (@albinkurti) April 24, 2022