Konfirmohet nga Presidenti Zuka, Ismet Munishi largohet nga SC Gjilani

Konfirmohet nga Presidenti Zuka, Ismet Munishi largohet nga SC Gjilani

Sport Club “Gjilani” ka mbetur shumë mbrapa në luftën për titullin kampion.

Tashmë mësohet se klubi gjilanas i ka ndarë rrugët edhe me kryetrajnerin, Ismet Munishi, pas rezultateve të dobëta, raporton Gazeta Enigma.

Këtë lajm e ka konfirmuar edhe Presidenti i SC Gjilanit, Florim Zuka.

“Ismeti nuk do të jetë më trajner i Gjilanit. I kemi ndarë rrugët me të. Është marrëveshje e dyanshme, por për më shumë nuk kam koment”, ka thënë Zuka për Kohën.

Kohëve të fundit Munishi kishte kërkuar të luhet futboll i pastër, duke shfaqur dyshime në rregullim të ndeshjeve.

Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani.

/Gazeta Enigma/

Related Articles