Sport Club “Gjilani” dhe Ismet Munishi i kanë ndarë rrugët.
Ky vendim i dyanshëm ka ardhur si pasojë e rezultateve të dobëta në javët e fundit, shkruan Gazeta Enigma.
Trajneri i mirënjohur kosovar u emërua te Gjilani në mars të vitit të kaluar.
Gjilani nën drejtimin e Ismet Munishit ka zhvilluar 45 ndeshje, ndër të cilat ka regjistruar 20 fitore, 16 barazime dhe 9 humbje në të gjitha garat.
“Kuqebardhët” gjatë kësaj periudhe në total kanë realizuar 62 gola, kurse kanë pranuar 20 më pak.
Gjilani me Munishin në krye të stolit ishte në një ecuri prej 24 ndeshjeve pa humbje, e cila u thye nga Ballkani që fitoi me rezultat zyrtar 0:3 para disa xhirove.
Gjilani pozicionohet në vendin e tretë me 55 pikë të mbledhura, nëntë më pak se lideri, Ballkani.
/Gazeta Enigma/