Ndihmës Sekretarja e Shteteve të Bashuara të Amerikës për Çëështje Europiane dhe Euroaziatike, Karen Donfried dhe Zëvendës Ndihmës Sekretari për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar do t’a vizitojnë Kosovën.
Ndërsa, analisti për çështje të politikës, Gazmir Raci tha se avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe dialogu i Brukselit janë sfidat kryesore të institucioneve të Kosovës.
Raci bën thirrje që qasja duhet të jetë stratëgjike që të mos rrezikohet partneriteti.
“Dyshja amerikane, Donfried & Escobar sot në Prishtinë, avancimi i marrëdhënieve bilaterale dhe dialogu i Brukselit janë sfidat kryesore për Institucionet e Kosovës, andaj qasja duhet të jetë strategjike që mos të rrezikohet partneriteti”, ka shkruar ai.
Ndryshe, Donfried dhe Escobar do në vazhdën e takimeve, do të priten nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani.