Policia e Kosovës, ka realizuar sot një operacion policor në Mitrovicë, më konkretisht në lagjen e boshnjakëve.
Lajmin për Gazetën Enigma e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.
Ai, ka thënë se gjatë këtij operacioni nuk raportohet për të arrestuar, derisa ka bërë më dije se dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale.
“Policia e Kosovës, në këtë rast departamenti i hetimeve ka realizuar një operacion policor në Mitrovicë, konkretisht në lagjen e Boshnjakëve.
Gjatë këtij operacioni policorë është kryer bastisje në një lokacion.
Nuk raportohet për të arrestuar, përderisa dy personave iu është lënë ftesë për paraqitje në Policinë e Kosovës, mbi dyshimin e bazuar për ndihmë në kryerjen e veprës penale”, ka thënë tutje Kelani.