Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeff Hovenier ka folur për vizitën e Osmanit dhe Kurtit në ceremoninë mortore të ish – sekretares së Shtëtit, Madeliene Albright.
Hovenier ka thënë se është ndjerë i nderuar me prezencën e Presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, në funeralin e ish-sekretares Medeline Albright.
“I nderuar nga presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti me praninë e tyre në funeralin e djeshëm teksa ata bënë homazhe për Madeline Albright, duke i atribuuar a kontributet e saj të shumta për lirinë, pavarësinë dhe sovranitetin e Kosovës”, ka shkruar Hovenier.
Kryeministri Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, dhe ish presidenten Atifete Jahjaga, morën pjesë në ceremoninë e varrimit të ish-sekretares së Shtetit të SHBA-së, Madeleine Albright, në ambientin historik të Katedrales Kombëtare në Washington.
Kurti theksoi se për Kosovën dhe shqiptarët ndërhyrja e NATO-s për të ndalur gjenocidin e Serbisë dhe emri i saj i përveçëm Madeleine Albright i përkasin të njëjtës fjali.
Kurse presidentja Osmani ka lavdëruar rolin e Albright për çlirimin e Kosovës, duke e quajtur atë mike të madhe të Kosovës.