Kusari-Lila për sulmet në veri: Nga Serbia priten provokime, por të mos biem preh e tyre

Kusari-Lila për sulmet në veri: Nga Serbia priten provokime, por të mos biem preh e tyre

Shefja e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka folur për sulmet ndaj Policisë së Kosovës në veri të vendit, në seancën e sotme, raporton Gazeta “Enigma”.

Ajo ka thënë se përkundër shqetësimeve që sjellin këto sulme, asgjë nuk është e pa pritshme në Evropë.

Kusari-Lila ka thënë se Serbia listën e provokimeve e ka të qartë.

“Me Serbinë është e pritshme lista e provokimeve. Rrethanat e krijuara nuk e kanë fokusin e ngushtuar të veprimit. Është e gjatë lista e sulmeve dhe luftës hibride të Rusisë ndaj shteteve tjera me të gjitha metodat. Është e rëndësishme që partitë politike të jenë të vetëdijshëm për këtë situatë. Këtë javë e kemi parë që një pjesë e opozitës ka rënë në kurth, lufta hibride kështu duket”, ka thënë ajo. / Gazeta Enigma.

Related Articles