Largimi i Neymarit nga Paris Saint-Germaini po bëhet gjithnjë e më real. Braziliani 30-vjeçar nuk po pëlqehet nga disa zyrtarë të klubit. Thuhet se klubi nga Parisi tashmë po kërkon 90 milionë euro për lirimin e Neymarit, raporton “Sky Sports”.
Presidenti i PSG-së, Nasser Al Khelaifi, nuk dëshiron as të dëgjojë ofertat më të ulëta, pasi synimi i parisienëve është që me paratë e shitjes së Neymarit të bëjnë ndonjë blerje tjetër të madhe.
Vlera që Parisi pagoi për blerjen e Neymarit ishte bindshëm më e madhe. Në vitin 2017, 222 milionë euro rrodhën nga kryeqyteti francez në Barcelonë. Neymar me Parisin ka kontratë deri në qershor të vitit 2025.