Pas të shtënave me armë në Klinë, një person ka humbur jetën dhe dy tjerë janë plagosur.
Personi që u vra sonte është Fazli Hoxha, 23 vjeç nga fshati Gollubovc i Malishevës.
Rastin e ka konfirmuar zëdhëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi për Gazetën Enigma.
“Në 20:43 minuta policia është njoftuar se ka të shtëna me armë zjarri dhe dyshohet për të plagosur. Me të arritur në vend të ngjarjes, është konstatu se dy persona janë të lënduar. Janë dërguar në Qendrën e mjekësisë familjare pastaj janë dërguar në emergjencën e Pejës. Pas pak kohe, mjeku kujdestar e ka konfirmuar vdekjen e njërës viktimë”, tha Fadil Gashi