Kryeministri Kurti takohet me përkrahësen e protestave studentore, Alice James

Kryeministri Kurti takohet me përkrahësen e protestave studentore, Alice James

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës është takuar edhe me themeluesen e Kosova Action Network, Alice James, shkruan Gazeta Enigma.

Në takim me Kurtin ka qenë edhe ambasadori kosovar në ShBA, Ilir Dugolli.

Kurti ka kujtuar se Alica James ka ndihmuar shumë të reja e të rinj nga Kosova për t’u shkolluar në ShBA.

“25 vjet më vonë: Alice James, themeluesja e Kosova Action Network (KAN) që mbështeste protestat tona studentore. Shumë të reja e të rinj nga Kosova i ka ndihmuar Alice për t’u shkolluar në ShBA”, ka shkruar Kurti.

“E kur ne ishim të burgosur politikë e robër lufte në Serbi, ajo bënte fushatë ndërkombëtare për lirimin tonë”.

“Në ambasadën e Republikës së Kosovës në Washington D.C., na mirëpriti ambasadori ynë Ilir Dugolli I cili më 1 tetor, 1997 ndodhej në rreshtin e dytë afër meje dhe mbante parullën me stemën e Universiteti të Prishtinës”.

Related Articles