Avokati i Fazli Kikajt, pas akuzave për pedofili: Rasti ndaj tij është inskenim

Avokati i Fazli Kikajt, pas akuzave për pedofili: Rasti ndaj tij është inskenim

Pas raportimeve për ish-mësuesin Fazli Kikaj, nga Prizreni, për pedofili, Gazeta Enigma ka kontaktuar me avokatin e tij Kushtrim Muqaj, ai thotë se klienti i tij ka menduar se vajza me të cilën ka kontaktuar nuk është e mitur dhe se është skenë e inskenuar.

Avokati i Kikajt thotë se rasti ndaj klientit të tij është i inskenuar pasi që ish-mësuesi Kikaj, gjatë kohës kur ka qenë në punë por edhe pas pensionimit nuk është akuzuar për gjëra të kësaj natyre.

“Rasti është inskenu për vetë faktin se nuk ka fakte që ka pasur ndonjë tentim të natyrës së njejtë më herët qoftë sa ka qenë në punë e as pas pensionimit nuk ka as ndonjë denoncim apo ankesë ndaj tij”, tha Muqaj.

Ai gjithashtu theksoi se sipas informatave të mbledhura rreth ish-mësuesit, ai nuk është akuzuar më herët për raste të tilla.

“Sipas informatava të mija nuk ka pasur vepra të tjera të kësaj natyre”, tha ai.

Kurse sa i përket qasjes së ish-mësuesit ndaj vajzës me të cilën ka kontaktuar, pavarësisht se ajo nuk është e mitur, qasja dhe komunikimi që ka pasur ndaj saj sipas avokatit mund të procedohet ligjërisht, ku ndër të tjera theksoi se imazhet në bisedë nga ana e ish-mësuesit nuk janë të tij.

“Ligjërisht mund të procedohet, pasi që kanë dal foto e imazhe gjatë bisedës, por fotot nuk janë të tij, ai i ka marrë në rrjetet sociale”, u shpreh avokati.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj Kikajt, i cili ndodhet në ndalim 48 orësh që nga dje, pasi dyshohet se ka kryer veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet”

Në bazë Kodit Penal të Republikës së Kosovës, ai që kryen veprën penale “Ofrimi i materialit pornografik personave nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjet” mund të dënohet me 3 muaj deri në 3 vjet burgim./GAZETAENIGMA/

Related Articles