Mitrovicë, pronari i motelit kërcënohet nga klienti që e dëboi

Mitrovicë, pronari i motelit kërcënohet nga klienti që e dëboi

Pronarit të një moteli në Shupkovc të Mitrovicës i ka dalë probleme pasi e dëboi gjatë ditës së djeshme një klient, pasi i njëjti nuk i kishte respektuar rregullat e motelit.

I njëjti person më pas e kishte kërcënuar përmes telefonit. Policia e Kosovës ka njoftuar se i dyshuari nuk është takuar dhe rasti është duke hetuar përcjellë Gazeta Enigma.

“Fsh. Shupkovc, Mitrovicë 29.04.2022 – 12:00. Ankuesi mashkull kosovar pronar i një moteli ka raportuar se është kërcënuar përmes telefonit nga një klient i dyshuar mashkull kosovar të cilin e kishin dëbuar nga moteli pasi i dyshuari nuk ka respektuar rendin e motelit. Është njoftuar prokurori, i dyshuari nuk është takuar nga policia. Rasti është duke u hetuar” thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Related Articles