Kanë përfunduar pjesët e para në dy sfidat hapëse të javës së 32-të në Superligën e Kosovës në futboll.
Pjesa e parë në takimin Prishtina – Dukagjini është mbyllur me rezultatin që edhe nisi, 0:0 në stadiumin “Fadil Vokrri” në kryeqytet.
Në takimin tjetër në Lipjan mes Ulpianës dhe Gjilanit, pjesa e parë ka prodhuar dy gola.
Gjilani ka shkuar në pushim me avantazh të dyfishtë 0:2 ndaj lipjanasve në stadiumin “Sami Kelmendi”.
Për “kuqebardhët” realizoi Gerhard Progni, dhjetë minuta pa përfunduar koha e rregullt e fraksionit të parë, kurse në çastet e fundit Ulpianën me gol e ndëshkoi edhe Blerim Krasniqi.