Besimtarët myslimanë në Kosovë japin vitrat

Besimtarët myslimanë në Kosovë japin vitrat

Me përfundimin e muajit të shenjtë të ramazanit, gjithë ata që kanë agjëruar obligohet ti japin vitrat.

Kështu ka thënë kryetari i Bashkësisë islame për Prishtinën Hetem Sopjani, sipas tij kjo bëhet për disa arsye.

“E fuqizon agjërimin tonë,  e pastron agjërimin tonë qoftë prej zënkave qoftë prej fjalëve prej veprave të liga e kështu me radhë”.

Derisa shumat e dhuruara janë nga dy euro deri në dhjetë euro,  kurse nga shumat e dhuruara, përfitojnë kryesisht familjet në nevojë.

Vitrat mund të dhurohen deri në ditën e fundit të muajit të ramazanit.

Related Articles