Gjendja e dy personave që u plagosën në fshatin Mramor të Prishitnës është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë.
Kështu tha për Klankosova.tv mjeku kujdestar më Qendren Klinke dhe Universitare të Kosovës Sami Bajçinca.
Tutje Bajçinca ka deklaruar se njëri nga të plagosur është ende duke u operuar.
“Gjendja e të plagosurve është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Njëri nga të plagosurit ka hyrë para një ore në sallën e operimit. Ka plagë shpuese në bark por nuk ka rrezik”.
“Ndërkaq tjetrit po i përcillet gjendja pasi ka një plagë në kukë, predha ka ngecur aty dhe ortopedët po e përcjellin gjendjen dhe do të vendosin se a do të operohet sonte apo ndonjë ditë tjetër deri të qetësohet gjendja”- tha Bajçinca.