Mbrëmë në orën 19:35 një veturë në lëvizje ka kaluar jashtë rrugës dhe është aksidentuar, si pasojë shoferi i saj ka vdekur.
Vetaksidenti ka ndodhur në fshatin Softaj të Ferizajt, njofton policia.
Me vendim të prokurorit trupoi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar përderisa ishte duke drejtuar veturën me targa lokale, për shkaqe të panjohura del jashtë rruge dhe aksidentohet. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim te prokurorit trupoi i pa jete i viktimës dërgohet ne IML për obduksion”, thuhet në njoftimin e Policisë.