Stefano Pioli është i bindur se në fund, Milani do të përfundojë në zonën Champions.
Napoli, Juventusi dhe Milani – që të tre skuadrat kanë grumbulluar nga 66 pikë pesë xhiro para fundit të sezonit, cka do të thotë se gara për të marrë pjesë në Ligën e Kampionëve sezonin tjetër po bëhet gjithnjë e më ë nxehtë.
Trajneri i Kuqezinjve beson se Milani, që ishte i pandalshëm deri në janar, mund të arrijë që t’i jap fund pritjeve të gjata dhe të rikthehet në Ligën e Kampionëve.
“Nuk mendojmë për Juventusin, pasi nëse nuk marrim tre pikët ndaj Beneventos, transferta në Torino nuk ka më vlera”, u shpreh ai.
“Skuadra beson se ka cilësitë e duhura për të arritur një vend në zonën Champions dhe duam ta tregojmë në fushën e lojës këtë”.
Lajmi i mirë është rikuperimi i Mario Mandzukic dhe Zlatan Ibrahimovic.
“Ka qenë një sezon i gjatë dhe lodhja ka bërë efektin e vet, pasi tani jemi më të ngadaltë në manovër, megjithatë kemi rikuperuar të gjithë futbollistët dhe me emra si Ibra e Mandzukic do ta kemi më të lehtë të shkojmë te goli”.