OKB-ja tha se numri i viktimave në Ukrainë është mbi tre mijë që prej fillimit të luftës. Që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt, OHCHR ka regjistruar 3,153 vdekje civile në Ukrainë, por mendohet se numri real është më i lartë.
Mospërputhja e shifrave vjen nga vështirësia në marrjen e informacionit në zona të caktuara të Ukrainës, ndërsa problematike shfaqet qyteti i Mariupolit.
Mariupol ka pësuar bombardime të vazhdueshme që nga fillimi i luftës, ku raportohet nga këshilli i qytetit se 80% ose 90% të ndërtesave janë dëmtuar ose shkatërruar.
Pamjet satelitore kanë identifikuar varre masive pranë Mariupolit. Autoritetet lokale kanë vlerësuar se një numër i madh civilësh janë vrarë nga bombardimet ruse në qytet.
OKB-ja beson se shumica e civilëve në të gjithë vendin janë vrarë nga armët shpërthyese të cilat kanë një zonë të gjerë ndikimi (sulmet me raketa dhe granatimet)./Gazeta Enigma/