Memphis Depay nuk do të largohet nga Barcelona. Sulmuesi holandez ka bërë të ditur se dëshiron të mbetet pjesë e klubit spanjoll, pavarësisht interesimit të skuadrave nga Premier League, raporton gazeta “Sport”.
“Unë erdha këtu në Barcelonë me dëshirën për të luajtur për ekipin dhe sigurisht që dua të ndihem i rëndësishëm këtu për disa vjet”, deklaroi Depay.
Për shërbimet e Depayt interesim kanë shprehur Tottenhami dhe West Hami.
28-vjeçari ka kontratë me katalunasit deri në vitin 2023.
Këtë edicion në të gjitha garat ka shënuar 12 gola.