Kurti bisedon me avokatët mbrojtës për stërzgjatjen e procesit ndaj të akuzuarve në Hagë

Kurti bisedon me avokatët mbrojtës për stërzgjatjen e procesit ndaj të akuzuarve në Hagë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar një bisedë me të gjithë avokatët dhe bashkë-avokatët e ekpeve mbrojtëse të shqiptarëve të akuzuar para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ky takim u mbajt online dhe zgjati gati dy orë dhe gjatë tij u diskutuan kërkesat e ekipeve mbrojtëse për Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Ky takim u mbajt si rezultat i nevojës për të diskutuar dhe adresuar kërkesat e bëra nga ekipet mbrojtëse: procesi i stërzgjatur i mbajtjes në paraburgim të të akuzuarve, mos-respektimi i praktikës së Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, mungesa e përkthimeve dhe, në veçanti, mosmarrja në konsideratë e okupimit dhe krimeve të Serbisë në Kosovë gjatë viteve të ’90-ta

Kurt gjatë këtij takimi propozoi që takimet e tilla të vazhdojnë e të jenë të rregullta.

Të gjitha ekipet u shprehën tejet mirënjohëse për mundësinë e diskutimit direkt me Kryeministrin Kurti, dhe shprehën falënderim me faktin që Qeveria e Kosovës po tregon interesim dhe angazhim në lidhje me procesin para Dhomave të Specializuara.

Related Articles