Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka udhëtuar sot për në Berlin, Gjermani, ku do të ketë takim bilateral me kancelarin e Republikës Federale Gjermane, Olaf Scholz, raporton Gazeta “Enigma”.
Kurti dhe Scholz, sipas njoftimit nga zyra e kancelarit, do të flasin mbi zhvillimet e mëtejshme për statusin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës që lidhet ngushtë me ofrimin e këtij vendi me Bashkimin Evropian dhe NATO-n.
Pos Kurtit, kancelari gjerman pret edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, veçse ndaras.
Si me Kurtin, ashtu dhe me Vuçiqin, kancelari gjerman do të dalë në konferencë për media, njofton Klankosova.tv.
Ndërkohë, në Berlin zbarkon edhe emisari evropian për dialogun kosovaro-serb, Miroslav Lajçak. Ai do t’i takojë në mbrëmje Kurtin dhe Vuçiqin.