Ministrja gjermane e Mbrojtjes Christine Lambrecht, po e zhvillon një vizitë zyrtare në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Ajo do të ketë takim me ministrin e Mbrojtjes së Bosnjës, Sifet Poxhiq.
E para e Mbrojtjes në Gjermani do ta takojë edhe komandantin e forcave paqeruajtëse (EUFOR), Anton Wessely.
Fokusi i këtyre takimeve do të jetë në situatën aktuale politike dhe të sigurisë në Evropë dhe impaktin në Ballkanin Perëndimor.
Lambrecht pas Bosnjë e Hercegovinës do ta vizitojë Serbinë si dhe Kosovën. / Gazeta Enigma.