Si duhet vepruar që Kosova t’a tejkaloj terrin e krizës globale ushqimore?

Si duhet vepruar që Kosova t’a tejkaloj terrin e krizës globale ushqimore?

Bota po përballet me një rritje të çmimeve që po prekin ekstremet, arsyet janë të ndryshme, fillimisht pandemia COVID-19, pastaj invazioni i Rusisë ndaj Rusisë që nisi më 24 shkurt e po vazhdon deri më sot.

Në mesin e vendeve që janë kapluar nga kriza globale ushqimore, tash e një kohë të gjatë po qëndron edhe Kosova. Por, kjo gjendje aktuale nuk pritet të shënoj një rrjedh tjetër, veçse të përkeqësohet edhe më shumë.

Sipas analistit për çështje të ekonomisë, Mustafë Kadrijaj është normale që Kosova të akatakohet përmes çmimeve të importit, duke theksuar se kjo do t’a rëndojë edhe më shumë mirëqenien e qytetarit.

“Përderisa nuk prodhojmë ne është shumë normale që të atakojmë edhe përmes çmimeve të importit që kjo do t’a rëndojë edhe më shumë mirëqenien e qytetarit, por deri më tani nuk ka ndonjë veprim rreth çështjes së subvencioneve të prodhimeve bujqësore dhe kjo mbetet të shihet”, tha ai për Gazetën Enigma.

Madje, Mustafa vlerëson se më shqetësuese është sjellja me sportivitet nga ana e Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit, Albin Kurti. Ai thekson faktin se qeveria dhe kryeministri sjellen sikurse Kosova është në kulm të zhvillimit, duke u deklaruar kështu me shifra marramendëse të punësimeve në nivel të lartë në vend.

“Ne kemi vetëm deklarata siç jemi nga të gjitha qeveritë, por tani edhe kjo qeveri me një dozë edhe më të lartë të sjelljes sikurse në Korenë Veriore , që bota në njërën anë ndërsa ne si shtet në anën tjetër. Kjo në ekonomi të tregut nuk qëndron dhe poashtu ne jemi si shtet që ndikohemi nga çmimet e importit”, ka shtuar Kadrijaj.

Se situata do të përkeqësohet edhe më shumë, thotë edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ferat Shala.

“Kriza e përgjithshme globale sa i përket sektorit të ushqimit do t’a përkeqësoj gjendjen edhe më shumë në Kosovë, për faktin se në kemi një ekonomi të brishtë dhe jemi importues i një sasie të konsiderueshme të mallrave”, tha Shala për Gazetën Enigma.

Tutje, Shala thekson se hapat jo adekuat institucional siç qeveria ka ndërmarr kohëve të fundit, derisa sipas tij ndikimet do të jenë jashtëzakonisht me përmasa shqetësuese.

Madje, Shala i numëron edhe faktorët kryesor që kanë sjellur Kosovën deri në një krizë globale ushqimore.

Ai thotë se “një prej faktorëve më kryesorë është situate e përgjithshme e sigurisë në Evrop dhe në zonat tjera, pastaj është edhe situata në Ukrainë që ka qenë njëri ndër prodhuesit dhe eksportuesit të shumë produkteve ushqimore dhe ridefinimi i tregjeve globale që kanë të bëjnë me çështjet e bllokimi të linjave të transportit ndërkombëtar”.

Si duhet vepruar që Kosova t’a tejkaloj terrin e krizës globale ushqimore?

Ekonomisti, Safet Gërxhaliu i ka theksuar disa nga pikat kryesore se si duhet tejkaluar këtë krizë.

Gërxhaliu tha se “nëse Kosova do të ketë një krizë ushqimore duhet të punoj me rezerva shtetërore, duhet të shfrytëzohet pë mblellje çdo pllom e tokës së papunuar dhe kështu në mënyrë graduale Kosova të bëhet e pavarur, apo t’a krijojë një pavarësi ekonomike”.

“Gjithashtu, Kosova duhet të jetë pjesë e projekteve strategjike që për fat të keq shteti ynë nuk është pjesë e tyre dhe ekspertët e fushës duhet për lëvizjet në ndryshim eventual qoftë në akcizë apo në politika fiskale siç është tatimi në vlerën e shtuar dhe kështu të krijohet një përspektivë e re”, tha Gërxhaliu për Gazetën Enigma.

Ndërsa, ekonomisti Kadrijaj shton se do të ishte e rrugës që qeveria aktuale të kishte subvencione në nivel të prodhimeve bujqësore që së paku të mbulohet një pjesë e prodhimit bujqësor.

“Dihet që kemi një krizë në nivel global si nga ana e çmimeve por edhe lufta Ukrainë – Rusi po kërcenon në nivel global dhe është normale nëse nuk do të ketë prodhim të kulturave bujqësore në shtetin i cili është I inovlvuar në luftë siç është Ukraina, prandaj mund te ketë krizë në nivel të ushqimit dhe po ashtu ne si një vend i cili jemi të atakuar do të ishte e rrugës që qeveria aktuale të kishte subvencione në nivel të prodhimeve bujqësore që së paku të mbulohet një pjesë e prodhimit bujqësor”, tha Kadrijaj.

Tutje, Gërxhaliu tha se është e vërtet që kriza është në rritje e sipër, po sipas tij nuk ka arsye për panik, madje ai thotë se qasja spekulative në aspektin global ka marrë përmasa të mëdha dhe në këtë drejtim sipas tij është duke u alarmuar shumë më tepër se sa është në të vërtet.

“Është e vërtët që kriza është në rritje e sipër, por besoj që nuk ka arsye për panik, duke u bazuar në faktin e të dhënave që rezervat ushqimore në shtetet më të zhvilluara janë të paprekura dhe në këtë drejtim jemi muaj maj që nga tash fillojnë rendimentet e para të kulturave të hershme pranverore”, përfundoi Gërxhaliu.

Ndryshe, vlen të theksohet se paralajmërimet për krizë globale ushqimore i ka bërë edhe presidenti ukrainas.

Ai theksoi se konflikti mes Ukrainës dhe Rusisë mund të shkaktojë krizë globale ushqimore që prek vendet e mbarë botës. /Gazeta Enigma/.

Related Articles