Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Ridvan Tahiri i cili tash e një kohë angazhohet për gjetjen e personave të humbur, së fundmi ka njoftuar se një 13-vjeçare, Hajrie Ferizi nga Gjakova është zhdukur.
Përmes një postimi në Facebook, Tahiri ka publikuar fotografinë e 13 vjeçares, për të cilën tha se për herë të fundit është parë në rrugën Trakaniq-Novosell.
Personat që e kanë parë 13-vjeçaren të kontaktojnë Policinë në numërin 192.