Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka komentuar takimin e kryemistrit Kurti dhe të presidentit serb me kancelarin gjerman, në Berlin.
Ai ka përshëndetur, siç ka thënë përkushtimin e Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, me rastin e takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
Ai vlerëson se me këtë rast rifillon me një dinamikë të re Procesi i Berlinit.
“Mbështetja e kësaj nisme gjithëpërfshirëse është në interesin më të mirë të Shqipërisë, të Kosovës dhe të rajonit për më shumë rezultate konkrete, më shumë mbështetje financiare dhe më shumë vlera evropiane”, ka shkruar Meta.