Për javë të tëra, vullnetarët dhe stafi i EcoPark, afër Kharkivit kanë qenë duke ndihmuar të evakuohen kafshët që ishin në objekt, që nga kangurët te tigrat, lemurët dhe luanët që i kishin hipur nëpër furgonë gjatë granatimeve sporadike.
Derisa ishte duke u bërë transportimi i tyre, kopshti sërish u vu në zjarr nga artileria, shkruan CNN.
Oleksandr Feldman, pronari i parkut, mes lotësh tregoi se një vullnetar 15-vjeçar ishte vrarë në sulm. Ai kishte ndihmuar prindërit e tij për të ushqyer dhe për të evakuuar kafshët.
Feldman tha se adoleshenti ishte anëtari i gjashtë i ekipit të EcoPark që ishte vrarë./Gazeta Enigma/