Futbollsitet e Kosovës U16 kanë shënuar fitoren e dytë në kuadër të turneut që po zhvillohet nga FIFA e po mbahet në Shqipëri ka bërë të ditur FFK-ja.
Vashat e Kosovës kanë mposhtur Shqipërinë me rezultat 6:5 pas penalltive, pasi koha e rregullt e takimit ka përfunduar me rezultatin 2:2.
Me këtë fitore, Kosova renditet e para në grup me gjashtë pikë të mbledhura pas dy ndeshjeve të luajtura.
Në duelin e parë, që u luajt të mërkurën, Kosova e mposhti Kazakistanin 2:1.
Takimin e fundit në kuadër të këtij turneu, Kosova e luan të dielën prej orës 13:00 kundër Malit të Zi./GAZETA ENIGMA/