Ambasada britanike në Beograd ka reaguar rreth dialogut Kosovë-Serbi, ku u shpreh se u takon dy shteteve të vendosin për rezultatin e këtij dialogu.
Ku ndër të tjera ambasada thekosi se Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran.
“Britania e Madhe e njeh Kosovën si shtet të pavarur dhe sovran. Ne mbështesim fuqishëm dialogun e udhëhequr nga BE-ja dhe i takon Serbisë dhe Kosovës që të vendosin për rezultatin e këtij procesi, i cili presim që do të çojë në një marrëveshje gjithëpërfshirëse për të mirën e njerëzve të të dy vendeve”, shkruan ambasada për agjencinë serbe të lajmeve Beta, përcjellë Gazeta Enigma.
Nga përgjigja e Ambasadës Franceze në Serbi thuhet se Franca e mbështet plotësisht përpjekjet aktuale të Përfaqësuesit Special të BE-së, Miroslav Lajçak, në ndërmjetësimin e dialogut ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, me qëllim arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare, gjithëpërfshirëse dhe ligjërisht të detyrueshme.
“Në këtë drejtim, ne e mirëpresim takimin që u organizua me iniciativën e kancelares gjermane”, thonë nga Ambasada Franceze në Beograd.
Pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, kancelari gjerman Olaf Scholz deklaroi se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit do të ketë shumë detaje, por se do të përfshihet edhe njohja e Kosovës.
Franca ishte gjithashtu ndër vendet e BE-së që njohën pavarësinë e Kosovës në vitin 2008. Nga 27 anëtarët e BE-së, Kosova nuk është njohur nga vetëm pesë shtete. Negociatat e ndërmjetësuara nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve filluan në vitin 2011./ GazetaEnigma