Futbollistit nigerian të FC Prishtinës, Otto John iu është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditëve nga Gjykata Themelore në Prishtinë.
Këtë gjë e kishte konfirmuar avokati i tij, Egozonis Hajdari.
“Po, sot është mbajtë seanca për caktimin e paraburgimit. Gjykata Themelore në Prishtinë – Depertamenti i Krimeve të Rënda ka marrë Aktvendim me të cilin i caktohet paraburgimi në kohëzgjatje prej një muaj, deri me datën 06.06.2022”, u shpreh Hajdari.
Nigeriani John është arrestuar me dyshimet se ka kryer marrëdhënie seksuale me një femër të trafikuar.
Gazeta Enigma mëson ekskluzivisht se futbollisti 24-vjeçar është dërguar në Gjilan për për ta mbajtur paraburgimin prej 30-ditëve.
Enigma po ashtu mëson se Otto Johnit i kanë ofruar që të dalë me një vajzë të mitur 14-vjeçare.
/GAZETA ENIGMA/